Luan-Rama_2

Edhe pse LSI pritet të regjistrohet si subjekt politik për zgjedhjet e 18 qershorit, kreu i grupit parlamentar të LSI-së Luan Rama nuk ndalet së thëni se zgjedhje pa opozitën nuk mund të bëhen e duke mbajtur qëndrime thumbuese kundrejt kryeministrin Rama. Luan Rama kështu, pas rastit të Tahirit, ka treguar edhe një herë një qëndrim të kundërt me atë të PS-së dhe kryeministrit Rama, i cili ka thënë se në zgjedhje do futemi me ose pa opozitën.

Kjo ka qenë deklarata e Ramës ditën e sotme duke e mëshuar fatit se zgjedhjet pa opozitën janë absurd dhe do krijonin kaos.

Gjithashtu, Luan Ramë ka thumbur kryeminsitrin Rama duke thënë se nuk duhet të ketë polemika nga çadra apo ballkoni i pushtetit.

Zgjedhjet pa opozitën janë absurd, krijojnë kaos, nuk ndodhin në asnjë vend demokratik. Opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhje. Pa opozitën zgjedhjet nuk mund të bëhen. Ulja e palëve në tryezë, drejtimi i duhur. Të mos ketë polemika nga çadra apo ballkoni i pushtetit.” deklaroi ai.