Luan-Rama1_0

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama vazhdon me deklaratat e tij të forta që në një farë mënyre i bëjnë karshillëk aleatit qeverisës. Gjatë një takimi me banorë të Vaut të Dejës, Rama tha se LSI-ja nuk ja luan syrin as PD-së e as PS-së dhe se ajo është forcë politike e dialogut dhe transparencës.

“LSI është forcë politike e dialogut dhe transparencës. LSI nuk ja luan syrin as PD e as PS. Ne i kemi sytë tek e vërteta dhe zemra e qytetarëve. Zgjedhjet e 18 qershorit duhet të mbahen sipas standardeve për Shqipërinë, jo zgjedhje për partinë”, u shpreh Rama.

Ai komentoi edhe propozimet e Shpëtim Idrizit për zgjidhjen e krizës, duke i cilësuar si një kontribut pozitiv.