luan-655x356

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama i ftuar në Tonight Ilva Tare” në Ora News e konsideron absurdi debatin midis ministrit të Drejtësisë dhe sekretares së Përgjithshme të këtij institucioni.

Është absurde që ministri është në konflikt me Sekretaren e Përgjithshme, në Ministrinë e Arsimit apo të Drejtësisë. Kur drejtoria e Administratës Publike e jep të ligjshëm rastin e sekretarit të Përgjithshëm, ministri e thotë jo. Çfarë është ky lloj shteti me këtë kakofoni absurd qëndrimesh. Ne jemi kundër këtij fenomeni. Ne u kemi bërë manuale që gjithë njerëzit tanë të jenë korrekt me ligjin. Nëse bëjnë shkelje të trajtohen sipas ligjit.” – tha Luan Rama.