luan-rama_1

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama sulmoi sërish qeverinë për çështjen e kanabisit. Gjatë fjalës së tij në konventën e Tiranës, Rama iu drejtua të rinjve duke u thënë se ata nuk meritojnë të jenë pjesë e një vendi të kanabizuar dhe kriminalizuar.

“Nuk e meritoni të quheni rina e një vendi të kanabizuar, e një vendi të kriminalizuar sepse një pjesë e politikës guxoi ta fuste krimin edhe brenda radhëve të saj” ,tha Rama gjatë fjalës së tij.

Ndërsa më pas Ilir Meta u mundua t’i zbuste tonet duke thënë:  “Po ta dija qe Luan Rama do ta kishte fjalën kaq te zjarrte do flisja përpara tij”.

LSI kohët e fundit ka intensifikuar sulmet ndaj qeverisë për çështjen e kanabisit. Akuzat kulmuan me shkarkimin e Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë. Dy eksponentë të tjerë të rëndësishëm të LSI-së, Lefter Koka dhe Vangjel Tavo, sulmuan policinë për implikim në kultivimin dhe trafikun e drogës.