Deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj iu përgjigjet akuzave lidhur me dietat e deputetëve të LSI.

Lidhur me akuzat e deklarimit të pasurisë për deputetët e LSI dy ditë me parë, nga të cilat vëreheshin shuma të mëdha për shpenzimet e karburantit, komunikimet telefonike si dhe dietat e udhëtimeve, deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj sqaron burimin e tyre.

E ftuar në emisionin Debati në Channel One, të gazetarit Roland Qafoku, Mehmetaj sqaron:

“Vetëm për të sqaruar,ato nuk është se i kam shpenzuar unë, ajo është pagesa mujore që merr një deputet. Dhe e kemi të gjithë njësoj. Deputeti çdo muaj merr pagën e tij bazë që është e barabartë më pagën e një nënpunësi të lartë të çdo sektori tjetër të administratës dhe krahas kësaj për çdo muaj kemi disa shpërblime, domethënë tip djetash ku futen shpenzimet për udhëtime etj, dhe e gjitha kjo prapë nuk shkon sa një rrogë tjetër e një zyrtari të lartë. Po të kisha punuar në profesionin tim, do e kisha pasur rrogën më të lartë.”