vasili-akuzat-p-euml-r-bashkin-euml-e-pogradecit-reagim-emocional_hd
LSI vazhdon kritikat ndaj qeverisë. Numri dy i kësaj partie, Petrit Vasili, ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku është ndalur gjatë në çështjen e taksave dhe turizmit. Vasili njësoj si Meta tha se sistemi i taksave dhe gjithë politika fiskale në vend duhet të sjellë rritje ekonomike. Ai shkoi më tej duke lënë të hapur mundësinë për rikthimin e taksës së sheshtë, heqjen e së cilës Edi Rama e kishte “kalë beteje” në fushatën e qershorit 2013.

“Pa një rritje ekonomike të vazhdueshme dhe të qëndrueshme, vijoi Vasili, të gjithë e kanë shumë të qartë, që jo vetëm një mori problemesh të tjera të karakterit infrastrukturor, të karakterit të shërbimeve të tjera nuk mund të marrin përgjigje, por mbi të gjitha, një mori e madhe problemesh sociale delikate nuk mund të marrin përgjigje pa një rritje të qëndrueshme ekonomike. Ndaj, edhe vëmendja është që edhe çdo ndryshim eventual në politikat e taksave, duhet të matet ne efikasitetin e tyre vetëm me një tregues, prodhojnë apo jo rritje ekonomike të qëndrueshme”- tha Vasili.

Lidhur me turizmin, Vasili bëri kritika për mungesë të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm në disa zona bregdetare, si dhe për trajtimin e mbetjeve urbane. Kohët e fundit po raportohet gjithnjë e më shumë një ftohje mes Ramës dhe Metës, ndërsa kryeministri ka patur një drekë edhe me Fatos Nanon. Këtij të fundit, siç ka mësuar Lapsi.al, Rama i ka kërkuar të mos përzihet në rast të ndonjë ndarje të mundshme me Ilir Metën. Sesioni i ri në shtator pritet të sjellë zhvillimi të reja në gjirin e mazhorancës.