thumbnail_IMG_0356

LSI po intensifikon sulmet nga aleatit qeverisës, Partisë Socialiste. Së fundi është Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Ilir Metës, e cila ka sulmuar qeverinë sa i përket ligjit të arsimit të lartë dhe maturës shtetërore.

“LSI ka bere kompromise per hir te koalicionit, votuam ligje si ai i matures shteterore, kompromiset qe kemi bere cenuan maturantet. Ligji i arsimit te larte, mesim per te ardhmen”. Unë uroj që matura shtetërore e këtij viti të jetë ajo çka ne presim të jetë sepse po cenove ëndrrat edhe shpresat e një maturanti, të një të riu, për të ardhmen, ke cenuar shpresat dhe të ardhmet e një vendi. Ju asnjëherë nuk duhet të bëni kompromis përsa i përket dijeve tuaja. Besoj tek forca, te besimi dhe tek vullneti dhe tek dëshira e juaj për ta ndryshuar këtë gjë”, tha Kryemadhi gjatë një takimi me të rinjtë e LSI-së në qytetin e Lezhës.

Sa i përket ligjit të arsimit të lartë LSI ka dalë edhe herë të tjera kundër Ramës, ndonëse e ka votuar atë në Kuvend. Një ditë më parë ishte Luan Rama që sulmoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për raportin e DASH për drogën. Më pas edhe Tahiri iu përgjigj me sulme. Duket se marrëdhënia e tensionuar mes PS dhe LSI po theksohet më shumë me afrimin e 1 Prillit, ditë edhe kur mbaron marrëveshja mes tyre, e nënshkruar katër vjet më parë në Shkodër.