vore
LSI po zhvillon protestën e saj të parë që nga vitit 2008. Mbështetës të saj janë zhvendosur në Vorë duke protestuar për atë që ata e quajnë manipulim të rezultatit nga kandidati fitues i PD-së. Protestuesit mbajnë në duar dhe kanë hedhur mbi rrobat e tyre miell në shenjë simbolike se atje janë vjedhur votat nëpërmjet miellit. Kryetari i bashkisë së Vorës është pronar i një fabrike mielli në atë zonë, fabrikë që iu mbyll nga ministri i LSI, Panariti përgjatë fushatës së zgjedhjeve.

Nëse të gjithë votuesit do të ndiqnin shembullin e LSI, mijëra të tillë duhej të ishim mbledhur për protestë para selisë së kësaj partie e cila ia del që në votime të sigurojë një numër të rehatshëm votash vetëm nëpërmjet mjeteve jodemokratike të sigurimit të mbështetjes elektorale.