shehi_2017_03_02_1818_1488475726

Komisioni i Ekonomisë dështoi në tentativën e tij për të shkarkuar nga detyra drejtoreshën ekzekutive të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. LSI nuk mori pjesë në seancë, duke bërë që të mos realizohej kuorumi i nevojshëm për mbledhjen. Pa LSI e PD, PS nuk arrin e vetme të plotësojë numrin e nevojshëm të deputetëve që nevojiten për ta bërë mbledhjen të ligjshme. Enkeleda Shehi u emërua dy vjet më parë në këtë detyrë nga vetë Komisioni i Ekonomisë. Propozimi për shkarkim ka ardhur nga bordi i AMF, i cili e akuzon për pengesë në zbatimin e vendimeve që merr bordi. Shehi e ka konsideruar seancën e parë në Komisionin e Ekonomisë, një sallë gjyqi diktatorial.