rilindje_0

Përplasjet mes LSI-së dhe PS-së çdo ditë bëhen më të forta dhe po zbresin deri në bazë.

Kështu mbledhja e Këshillit të Qarkut të Vlorës ditën e sotme është shoqëruar me debate të forta. Shkak për këtë është bërë propozimi i kreut të Bashkisë së Vlorës për një mocion mosbesimi ndaj kryetarit të Qarkut, Sadrit Danaj, duke kërkuar shkarkimin e tij, edhe pse ky i fundit ëhstë po figurë e PS-së. Por këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin Bashkiak në Vlorë kanë shprehur rezerva për procedurën e ndjekur dhe më pas janë larguar nga mbledhja. Këshilltarët e LSI thanë se nuk kanë dijeni rreth kërkesës për mocion dhe se nuk janë njohur me dokumentacionin e plotë të mbledhjes.

LSI nuk bëhet pjesë e një procesi që cenon rregulloren e Këshillit të Qarkut dhe ligjshmërinë e procesit. Nuk ka rëndësi emrat për të cilët diskutohet, rëndësi ka procesi dhe zbatimi i rregullores. Ne nuk bëhemi pjese e një sjellje arrogante. Materiali ka ardhur jashtë rendit të ditës dhe nuk është respektuar rregullorja”, tha përfaqësuesit e LSI në Këshillin Bashkiak.

Në këtë situatë, përfaqësuesit e LSI kanë thënë se mocioni për votëbesim duhet të bëhet mbledhjen radhës ose në të kundër do të braktisin mbledhjen e sotme.” janë shprehur gjatë mbledhjes këshilltarët e LSI.