Sandër Lleshaj, gjatë mbledhjes së organizuar nga vetë ai, ka folur rreth masave dhe ecurisë në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Në fjalën e tij, ministri u dha ultimatum të gjithë zyrtarëve të lartë të  policisë datën 15 qershor për eleminimin e kanabisit në gjithë territorin e vendit.

“Çdo bimë që kapet para datës 15 qershor është detyrë e juaja, çdo gjë që kapet pas datës 15 qershor është përgjegjësia juaj.”- u shpreh Lleshaj.

Ministri Lleshaj u ndal edhe te personat e shpallur në kërkim, ai tha se policia ka për detyrë që kjo listë e personave që i fshihen drejtësisë të shkurtohet.

“Mbetet disa nga sektorët kryesorë dhe prioritete të mëdha që ndikojë në integrimin e vendit. Një nga çështjet e kanabisit që është edhe çështja e mbledhjes së sotme, ka bërë progres. Megjithatë, është shumë e rëndësishme për të gjitha institucionet shtetërore që lufta nuk ka përfunduar. Me gjithë sukseset e arritura potenciale për arritjen e këtij fenomeni ekziston. Flasim për përpjekje të shkurtra ku elementët kriminale përpiqen të shfrytëzojnë mjegullën e caktuar për aktivitetin kriminal.

Po ashtu informacioni që vjen nga qytetarët na fton të gjithëve për vëmendje të shtuar në këtë segment. Çfarë kërkohet? Kërkohet kontroll rigoroz. Të gjitha kanë për detyrë se çfarë ndodh në territorin e Republikës së Shqipërisë. Sigurisht, që ne do të zhvilloojmë një proces shumë intensiv, bashkëpunim me partnerët tanë. Por, roli dhe përgjegjësia e autoriteteve qofshin vendore, është përgjegjësia e drejtëpërdrejte e drejtuesve që operojnë në çdo pjesë të vendin. Çdo bimë që kapet para datës 15 qershor është detyrë e juaja, çdo gjë që kapet pas datës 15 qershor është përgjegjësia juaj.

Ky fenomen të mos ketë shans riaktivizimi apo vijimi. Për secilin prej jush dhe përmes jush dhe secilat prej strukturave që mbajnë strukturat shtetërore. Priten të ketë një intensitet të lartë veprimet. Task-Forca është për të mundësuar për të pasur një kontroll të plotë për të gjitha Ky fenomen të mos ketë shans riaktivizimi apo vijimi. Për secilin prej jush dhe përmes jush dhe secilat prej strukturave që mbajnë strukturat shtetërore. Priten të ketë një intensitet të lartë veprimet. Task-Forca është për të mundësuar për të pasur një kontroll të plotë për të gjitha çështjet. Krimi i organizuar mbetet sfida e madhe që kërkon hetimin e krimit të organizuar dhe plotësimin e parametrave që kanë nevojë dhe detyrim i joni për t’u përmbushur. Në fushën e krimit të organizuar është prioritet kapja e personave në kërkim. Vendi ka një listë shumë të gjatë të personave që i shmangen drejtësisë. Ka qindra persona që i shmangen drejtësisë. Përgjegjësia është ulja e kësaj liste. Keni ë listë, e cila kërkohet të ulet.  Të merremi emër me emër për të gjitha ata që i janë shmangur drejtësisë. “-tha Lleshaj.