Patrullimi me mjete pa shenja policore po evidenton shumë shkelje të rrezikshme të sigurisë në qarkullimin rrugor.

Me dhjetëra leje drejtimi janë hequr dhe shumë masa të tjera të rënda po merren. Aksidentet rrugore marrin jetë, më shumë se sa krimi.

Është me shumë rëndësi të kuptohet nga të gjithë se kontrolli rigoroz dhe masat e forta në qarkullimin rrugor janë mjet i domosdoshëm.

Policia e Shtetit ka nevojë për mbështetjen e qytetarëve përmes informimit dhe përmes respektimit të rregullave.

Ata që e lenë mendjen në shtëpi kur hipin në makinë, duhet të jenë të qartë për pasojat.

Asnjë tolerim nuk do ketë për papërgjegjshmërinë në qarkullim.

Policia do të vijojë “gjuetinë” ndaj kujtdo, që rrezikon jetën e tij dhe të të tjerëve, në funksion të sigurisë në rrugët e vendit.