llalla1_1
Pak kohë më parë, si provë se prokuroria është e aftë të pastrojë radhët e saj nga prokurorët e korruptuar, dy prokurorë përfunduan në pranga; një në Fier e një tjetër në Krujë. Adriatik Llalla, i lidhi drejpërdrejtë arrestimet me reformën në drejtësi.

Në kulmin e debatit për ndërprerjen e mandatit të tij, ai doli kundër reformës dhe në krah të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, do të deklaronte më 21 dhjetor: “Institucioni ka kapacitete për t’i luftuar këta elementë problematikë brenda tij”.

Tani, kur debati për reformën në drejtësi është fokusuar në një tjetër çështje që prek sërish prokurorinë, Llalla jep një tjetër sinjal.

Ai ka rikthyer njësinë antikorrupsion, një muaj pasi e shkriu atë. Llalla ka planifikuar t’i shtojë 8 prokurorë Task Forcës që do të hetojë korrupsionin tek zyrtarët e lartë. Ky është edhe objektivi i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Llalla i largoi 4 prokurorë nga kjo njësi me argumentin se numri i referimeve nga policia për korrupsion për zyrtarët e lartë ishte i ulët.

Byroja Kombëtare e Hetimit është kthyer në qendër të debateve politike kur PD i kërkoi me ngulm qeverisë që të sjellë ligjin në parlament. Kryeministri Rama ka thënë se ligji është pjesë e reformës në drejtësi. Por sipas PD, Rama ka ndër mend modelin e vjetër, që ta ketë ai nën vartësi Byronë.

Një variant i tillë u rrëzua nga Gjykata Kushtuese, me argumentin se Byroja merrte kompetencat e prokurorisë.