dsgfhg

Prokuroria e Përgjithshme nuk heq dorë nga kërkesa e saj për t’i ndërprerë mandatin e deputetit Armando Pregës, për shkak të së shkuarës së tij kriminale.

Burime të Lapsi.al thonë se organi i akuzës i ka kërkuar sërish KQZ-së ndërprerje të menjëhershme të mandatit të Prengës, pasi ky i fundit nuk ka respektuar kërkesat e ligjit për plotësimin e të dhënave, duke mos deklaruar, më së pari, një dënim të formës së prerë nga Gjykata e Kurbinit, si edhe precedentët penalë në Itali. Një ditë më parë KQZ vendosi të shtynte vendimin për heqjen e mandatit të deputetit socialist, me arsyetimin se informacioni i dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme nuk ishte i mjaftueshëm. Ky vendim erdhi pas propozimit të anëtarëve të mazhorancës në këtë komision.

Burime të Lapsi.al thonë më tej se sipas ligjit të dekriminalizimit, mosplotësimi i të dhënave në formularin e vetëdeklarimit sjell ndërprerje të menjëhershme të funksionit publi.

“Pra, vetëm duke u mbështetur në faktin që ka një vendim penal të padeklaruar (të gjykatës së Kurbinit), deputetit duhet t’i ndërpritet mandati”, thonë burime të Lapsi.al

Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar përgjigjen ditën e sotme për t’i dhënë mundësinë KQZ-së që të shqyrtojë brenda afatit ligjor vendimin e Prokurorisë për konstatimin për ndërprerje të mandatit të deputetit Prenga. KQZ ka detyrim që të shqyrtojë vendimin e Prokurorisë brenda 10 diteve nga vendimmarrja e organit të akuzës.

Prokuroria e Përgjithshme ka marrë vendim për konstatimin e ndërprerjes së mandatit të deputetit Prenga në dt.15.02.2017.

Nga ana tjetër kreu i KQZ-së Denar Biba ka thënë se edhe nëse Armando Prenga do ta kishte deklaruar këtë dënim të Gjykatës së Kurbinit, kemi të bëjmë me një vepër penale që nuk i rrezikon mandatin prej ligjit të dekriminalizimit.

 Por duket se hezitimi i shumicës në KQZ për t’i hequr mandatin Armando Prengës, lidhet me faktin se mandati i socialistëve në qarkun Lezhë i kalon më pas LSI-së. Pra, vendin e Prengës do ta zërë një deputet nga listat e LSI-së. Mbetet për t’u parë nw ditwt e ardhshme se si do të vazhdojë përplasja Prokurori-KQZ.