Erion Veliaj udhëheq garën në Tiranë, ndiqet nga Belind Këlliçi

Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërkon mandatin e tretë në krye të kësaj bashkie.

Deri më tani Veliaj kryeson me 52.97% të votave, konkretisht 54 205 vota në total. Nga ana tjetër rivali kryesor nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi ka marrë deri më tani 35.92% të votave, 36 749 vota në total.

Pas tij në garë renditet Arlind Qori me 5108 vota, Roland Bejko me 4562 vota, Marko Dajti me 880 vota dhe Lajla Përnaska me 818 vota. Momentalisht në bashkinë e Tiranës janë numëruar 341 kuti votimi nga 941 në total.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top