Br 1br 2br 3br 4erion
Deputeti socialist, Erjon Braçe reagon ashpër ndaj ndjekësve të tij në Facebook, të cilët i kanë kërkuar shpjegime për ndërhyrjet e tij në emërime mësuesish në rrethin e Lushnjës, zonës së tij elektorale.

Debati vjen pas disa listave të publikuara nga Lapsi.al, ku deputeti Braçe edhe kolegët e tij Taulant Balla e Petrit Vasili, kishin ndërhyrë te emërimet në arsim.

Një prej ndjekësve të Braces në Facebook, i postoi lajmin e nxjerrë nga Lapsi.al.

Deputeti më pas ka reaguar ashpër duke e etiketuar si “budalla”, “shpifës” etj. Më tej ai thotë se nëse do të kishtë mundësi të ndërhynte, do punësonte cdo socialist të aftë.

Braçe i quan këto lista si shpifje, ndërsa mbrohet se me firmën e tij s’ka asnjë letër, asnjë emërim. Shihni më poshtë disa prej komenteve të tij me ndjekësit në Facebook.