manjani-komision-ligj

Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është shpehur sot me anë të një statusi në rrjetin social facebook se elitat ndryshojnë kur ikin kryetarët dhe jo anëtarët. Ai duket pesimist për situatën politike në të ardhmen duke thënë se asgje cilësore nuk po vjen.

Reagimi i Manjanit vjen menjëherë pas publikimit të listave të kandidatëve për deputet të PD-së, ku u pa se Basha kishte përjashtur shumë fiura të vjetra në parti, duk i zëvendësuar me emra të rinj.

Elitat ndryshojnë kur ikin kryetarët dhe jo anëtarët! Por, politika jonë vijon të ecë me forcat e veta! Asgjë cilësore nuk po vjen!” – shkruan Manjani.