b2a69a5e-6ef6-4beb-8530-f864bff0610e---0-

Deputeti Mark Frroku do të shkojë në shtëpi pasi para çastesh Gjykata e Lartë vendosi hetimin e tij jashtë izolimit nga burgu. Gjykata dha mësën e sigurisë arrest shtëpie për Frrokun lidhur me akuzën e Prokurorisë për dëshmi të rreme.

Pritet që Mark Frroku të përballet edhe me një tjetër kërkesë për arrestimin e tij që tashmë prokuroria e përgjithshme ia ka përcjellë Kuvendit. Kjo kërkesë bazohet në kërkesën e autoriteteve belge lidhur me një akuzë për vrasje të bërë në vitin 1999 për të cilën dyshohet si autor deputeti shqiptar MArk Frroku.