llalla_11

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka firmosur së fundi urdhëra transferimi për 5 oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë Tiranë. Burime të Lapsi.al thonë se të transferuarit janë:

Llazar Tuni në Lushnje

Martin Hicka në Pogradec

Valbona Basha në Elbasan

Genti Plaku në Lushnje

Darling Muja në Dibër

E çuditshme është se në asnjë prej urdhërave të transferimit nuk jepet motivacioni për këto lëvizje dhe se janë të pabazuara në ligj. Burime të Lapsi.al shtojnë se pritet që oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës ta ankimojnë në Gjykatën Administrative vendimin e transferimit të tyre.