leskaj-meta-1024x640
Kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj i ka dërguar një shkresë kryeparlamentarit, Ilri Meta, ku i kërkon të organizojë një seancë të posaçme parlamentare për të diskutuar dhe ballafaquar raportin e auditit të bërë në Ministrinë e Energjitikës.

Kërkesa e Leskajt vjen disa ditë pasi KLSH-ja bëri kallëzim penal ndaj Gjiknurit për 479 milionë euro dëm shtetit në aferën CEZ.

Krahas Metës shkresa i ka shkuar edhe Gramoz Rucit, Edi Palokës dhe Petrit Vasilit. Kreu i KLSH-së rekkonmandon edhe ngritjen e një komisioni të posaçëm ekspertësh nga ana e Kuvendit të Shqipërisë për të vlerësuar raportin e auditit.