van

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka akuzuar ashpër kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako se u zgjodh me vota të koalicionit PS-LSI, por tashmë nuk e respekton më votën që mori. Në intervistën e dhënë në Ora Neës, Koka tha se kandidaturën e Vangjush Dakos e kishte kundërshtuar që në fushatë, por ai u “kërcënua” deri me largim nga detyra e ministrit nëse LSI nuk votonte Dakon.

“Shpesh herë jam ndjerë i kufizuar dhe kam thënë pse LSI të bëhet pjesë e një vendimmarrje të gabuar. Jemi të prirur për të pasur tolerancën, për shkak të këtij koalicioni kemi qenë edhe shumë tolerantë. Edhe unë i kam thënë Metës që nuk mund të mbajmë disa kosto që moralisht nuk mund të bëjmë. Në Durrës ka një bashki dhe arrogancë të tejskajshme. Sot duhet të ishte Grida Duma kryetare e bashkisë Durrës, jo Vangjush Dako. Dehja nga pushteti dhe paraja i ka bërë njerëzit të shkëputen nga realiteti” – tha Koka.

Ai tha se Dako po miraton me arrogancë disa projekte pa asnjë vlerë.