rama meta01_3
Kryetari i LSI, Ilir Meta ka shkuar në zyrën e kryeministrit Rama, menjëherë pas dorëheqjes së ministrit të tij, Nasip Naço. Largimi i Naços me shumë gjasë po i hap rrugën ndryshimeve të tjera, të cilat Ilir Meta i kishte kërkuar disa javë më parë. I shprehur kundër riformatimit të kabinetit, duke e cilësuar një gjë të tillë jashtë filozofisë së tij, Edi Rama tashmë ka një arsye për të ndërruar ministrat. Dorëheqja e ministrit të Drejtësisë i jep atij justifikimin e duhur që këto ndryshime të mos duken si presion i aletatit më të vogël, LSI.
Vetë Ilir Meta e ka patur në strategjinë e tij ndërrimin e ministrave të LSI në çdo dy vjet, për t’i dhënë mundësinë një numri sa më të madh drejtuesish të prekin me dorë magjinë e pushtetit ekzekutiv. Dhe fiks pas dy vjetësh, pa pritur inisiativën e kryeministrit Rama, Meta vendosi vetë të flladisë qeverinë me impulse të reja.
Pas një dështimi total në ekonomi dhe në shumë fusha të tjera, pas rrëzimit të premtimeve me të cilat erdhi në pushtet dhe e mbërthyer në një kirzë të rëndë skandalesh dhe korrupsioni, ndryshimet e vonuara në qeveri ka të ngjarë të shihen nga mazhoranca e majtë si një rrëkezë oksigjeni në asfiksinë e madhe ku e ka futur veten dhe vendin.