doktor-florii1

Tiranë- Artistë, miq, të afërm dhe adhurues të muzikës i japin sot lamtumirën këngëtarit të njohur nga të gjithë si Doktor Flori, i cili u nda nga jeta vetëm një ditë më parë.

Homazhet do të mbahen sot nga ora 09:00 deri ne 11:00 ne hollin e Radio Televizonit Shqiptar. Pas homazheve, kortezhi do niset drejt varrezave te Sharres, per ti dhene lamtumiren e fundit 35- vjeçarit, Florian Kondi.

I lindur në Tiranë më 29 shkurt 1979, Flori, këngëtari Florian Kondi la pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë i cili ka vetëm disa javë që ka lindur.

Ngushëllime për ndarjen nga jeta të këngëtarit kanë shprehur të gjithë kolegët e tij.Dr Flori është kompozitor por autori i shumë këngëve.

Në Festivalin e 51-të të këngës ai prezantua me këngën “Jam ti”. Muzika: Dr.Flori ft. Fabi, Orkestroi: Dr.Flori ft. Fabi, Teksti: Dr.Flori ft. Fabi.