qafa-malit-720x350

Një autoveturë ka mbetur e bllokuar nga dëbora në rrugën Fushë Arrëz – Pukë. Lajmi u bë i ditur në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave nga Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj. Ai tha se policia nuk duhet të lejojë asnjë makinë pa zinxhirë të kalojë në rrugët e rrezikshme, pasi jo vetëm rrezikojnë veten, por bëhen shkak edhe për bllokimin e makinave të tjera.