39320390

Policia kufitare e Vlorës kapi 1.5 ton kanabis pranë në pyllin e Sodës, pranë Petroliferës. Lënda narkotike po transportohej me dy makina fuoristrada dhe një kamionçinë. Policia nisi t’i ndjekë mjetet rreth orës 03.30 pas mesnate. Drejtuesit e makinave i braktisën ato në rrugë dhe u fshehën në pyll. Policia ka angazhuar forca të shumta për të kontrolluar zonën, por nuk ka mundur t’i ndalojë trafikantët. Ndërkohë po verifikohet pronësia e mjeteve që po përdoreshin për trafikun e drogës. Dyshohet se lënda narkotike do të të trafikohej me gomone drejt Italisë.

Policia bëri publike këto të dhëna:

Në plazhin midis Petroliferës dhe Triportit është bërë e mundur bllokimi i një kamioni të markës “Iveco” me targë AH 117 AB, brenda së cilës u konstatuan disa pako të mbështjella me qese plastike dhe natriban, ku dyshohet se përmbajnë lëndë narkotike si Cannabis Sattiva.

Në afërsi të këtij kamioni Policia ka konstatuar një automjet Fuoristradë Toyota, ndërsa në det është parë një mjet lundrues gomone, duke  lëvizur brenda gjirit të Vlorës, i cili dyshohet se kishte për qëllim trafikimin e saj, drejt shtetit Italian.

Nga kontrolli i ushtruar në pyllin e kësaj zone, është kontatuar një karel-transportues mjetesh lundruese dhe rreth 100 m larg këtij kareli është gjetur i braktisur një automjet tjetër. Land Rover.

Seksioni i Hetimit të Narkotikëve është duke kryer veprimet për peshimin e lëndës narkotike.

Vazhdon operacioni i përbashkët midis Policisë Kufitare dhe Policisë Vendore, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë aktivitet kriminal.