rama top_0_1

Ish -drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, Enkel Joti, është emëruar drejtor i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Joti u largua një vit më parë nga TCH, si pasojë e konflikteve të brendshme për marrjen e drejtimit të këtij televizioni. Ai kaloi për disa muaj në kupolën drejtuese të TVSH dhe tani zëvendëson Ogerta Manastirliun, e cila mori postin e Ministres së Shëndetësisë.