shull

Emiljano Shullazi është shtruar me urgjencë në  spital. Ai është  dërguar në  orët e para të mëngjesit në Spitalin Amerikan 2 në rrugën e Dibrës. Lapsi.al mëson se forca të shumta policie e kanë shoqëruar “të  fortin” e Tiranës nga burgu deri në urgjencën e spitalit. Edhe aty ai po mbahet nën masa të rrepta sigurie nga frika e ndonjë arratisjeje të mundshme. Godina e spitalit wshtw aktualisht e rrethuar nga shumw forca policie.