policia-tirane_1_3_0
Dy ditë pas pengmarrjes në Durrës të Gazmend Çollakut dhe më pas ekzekutimit mafioz të tij, një tjetër pengmarrje është regjistruar sot në Tiranë.

Sipas policisë, në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, një shtetas me iniciale Y. K, duke ecur me fëmijën e tij të mitur, është konfliktuar me disa persona të cilet ishin duke udhetuar me nje mjet tip Benz.

Sipas deklarimeve të fëmijës në Polici, dyshohet se i ati pasi ka debatuar me këta shtetas është marre me dhunë forcërisht në makinë dhe janë larguar.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e personave