laguna
Gjykata Administrative ka pranuar kërkesën e familjes Cali që tenderi për dhënien me koncesion të lagunës së Patokut të bëhet nga e para. Tenderi iu dha shoqërisë Tenki-01 të vëllait të deputetit Armando Prenga. Ai u bë shkak për përplasjen e armatosur para komisariatit të policisë së Laçit ku deputeti Prenga plagosi me një pistoletë pa leje një anëtar të familjes Cali. 7 persona u plagosën në total nga të dy palët. 6 u arrestuan, mes tyre edhe deputeti që gjendet ende në burg për plagosje me dashje, armëmbajtje pa leje dhe kanosje. Familja Cali akuzon Ministrinë e Bujqësisë për shkelje të procedurave dhe të barazisë në tender. Sipas saj, tenderi u për koncesionin iu dha vëllait të deputetit Prenga për shkak të lidhjeve politike.