12392007_225423347789633_3624000740306515476_n
20 vjeçari i vrarë në Laç në një lokal nate dyshohet se u përfshi në një sherr për muzikën live. Ende nuk janë të qarta të gjitha detajet, por konflikti sipas policisë nisi për motive banale në lidhje me muzikën e lokalit të natës. Ervis Zyba u qëllua me disa plumba nga personat me të cilët u konfliktua. Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe është në kërkim të tij.