Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka vazhduar që të përkahë shqiptarët nga Maqedonia, duke qenë pjesmarrës në protestat që po zhvillohen gjithandej në trojet shqiptare.

Ai ishte prezent në protestën e mbajtur në Mitrovicë, në të cilën u kërkua largimi i “Parkut të Paqes’, duke vazhduar me prezencën e tij në protestat e organizuara në qytetin e Shkupit, për rastin “Monstra”.

Tahiri së fundmi ka marrë pjesë edhe në protestën e organizuar të martën në kryeqytetin e Kosovës, nga grupi i tifozëve “Plisat” në shenjë përkrahje për protestuesit shqiptar në Maqedoni.

Ai në profilin e tij në Facebook ka postuar një foto nga protestat, ku pranë tij shihet edhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma.

“P?rshendetje tê gjithve. Disa foto nga protesta ne Prishtinë,me erdhi mirë qe ishte nje nr shumë i madh i Qytetarëve në përkrahje të Shqiptarëve në Maqedoni,por kishte me qen shumë mir q? të dalin dhe me teper njerez sepse më të vertet ata Shqiptar? beën shum? për ne në kohën me të rënd që kishte Kosova.! .Labinot Tahiri”