la stampa ok
Ndeshja e turpit të Europës rikthehet në fushë, por në atë të drejtësisë. Po, në atë zvicerane të Lozanës ku të premten Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të shkruajë faqene fundit të një mosmarrëveshjeje pak sportive dhe shuam “territoriale”, të nisur nëntorin e kaluar me sfidën mes të zotëve të shtëpisë, të Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për hyrjen në kampionatin Europian të ardhshëm, por të pambyllur për shkak të ngjarjeve të rënda. TAS u thirr që të prononcohet për heqjen e 3 pikëve nga pala serbe dhe për humbjen e rregjistruar 3-0 për palen shqiptare.

Atë natë në Beograd, ndodhi gjithçka dhe mjaft kohë më parë se një dron që mbante flamurin shqiptar të flutoronte mbi stadium duke ndezur reagimin e çmendur të tifozëve dhe lojtarëve të Dick Advocaat (që ndërkohë ka dhënë dorëheqjen dhe duke iu bashkuar Sunderland) dhe në tribunë me një publik jashtë kontrollit. Gabimi qëndron në fakt në dhomat e UEFA-s që lejoi një takim mes dy realiteteve në një konflikt politik, duke u hequr se asgjë nuk kishte për një ndeshje të nivelit të lartë të rezikshmërisë.

Faktet e dokumentuara nga pamjet televizive flasin për një klimë të rëndë të frikësimit ndaj kombëtares së drejtuar nga Gianni De Biasi, të dënuar në tavolinë si “fajtore” që braktisi terrenin sportiv, pasi shumë prej tyre ishin keqtrajtuar, sulmuar dhe fyer. Në sytë e “fair play”, kalit të betejës së mbështetur nga UEFA. Ajo që nuk lejon takime mes Rusisë dhe Ukrainës, mes Spanjës dhe Gjibraltarit, më pas mbyll një sy, madje të dy sytë në një rast të tillë. Autogoli më i rëndë./Francesco Manassero për “La Stampa”