rama-dhe-meta_8

Ilir Meta i ka ngritur edhe një çark Ramës në konferencën e sotme për mediat që u mbajt pas mbledhjes së kryesisë së LSI. Ai foli për qeveri “besimi” që garanton pjesëmarrjen e PD në zgjedhje por la shume ekuivoke nëse kryeministri aktual duhet ta mbajë postin. I pyetur nëse Rama mund të jetë kryeministër në këtë qeveri “besimi”, Meta tha se ai presupozon që bashkëkryetari i koalicionit mund të jetë kryeministër, mirëpo për këtë vuri një kusht pothuajse të pamundur. “Rama duhet që të punojë në mënyrë që të fitojë besimin e opozitës për zgjedhje” qe kushti që vuri ai..

“Qeveri e besimit duhet parë si çështje forme dhe jo përmbajtjeje. Edhe kjo si qeveri mund të jetë një qeveri e besimit, nëse i merr në konsideratë ato që përmenda më parë, pra të garantojë zgjedhjet me standarde, pa blerje votash dhe pa përdorimin e administratës. Policia të jetë asnjanëse. Padyshim që e presupozon zotin Rama, por për këtë ai duhet të punojë që të fitojë besimin e opozitës për zgjedhje”, tha Meta