Damian Gjiknuri, kryetari i mazhorancës në Komisionin për Reformën Zgjedhore, deklaroi sot në një konferencë se Partia Socialiste është gatshme dhe ka rënë dakord që opozita parlamentare të vijë me një propozim për reformimin e sistemit zgjedhor.Opozita parlamentare ka vendosur si kusht të panegociueshëm ndryshimin e sistemit për të dhënë votat për miratimin e Reformës së re Zgjedhore.

Sa i përket propozimit të Partisë Demokratike, Gjiknuri theksoi se dokumenti mund t’i dërgohet OSBE-së dhe më pas t’i kalojë Komisionit Parlamentar.

Nëse ata do të përgatisin draftin e tyre duke ia dhënë OSBE-së, ne do të kemi mundësi ta marrim dhe ta trajtojmë, meqë ata kanë komples për t’u ulur me ne”, tha Gjiknuri.

Ndërkohë, bashkëkryetarja e këtij komisioni, Rudina Hajdari, mungoi në konferencën me Gjiknurin, për arsye se ndodhej në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat. Deputeti Korab Lita ka pretenduar të marrë drejtimin e këtij grupi,  i mbështetur edhe nga disa prej kolegëve.