Të gjithë kanë momentet e tyre dhe situatat e ndryshme kur ju mbetet hatri, por tre janë shenjat që u mbetet hatri më shpejt nga të tjerët dhe për gjëra të vogla.

Virgjëresha

Njihet si një ndër shenjat më korrekte të horoskopit, me shumë ambicie, por ama mbetjen e hatrit e kanë të theksuar. Nëse diçka nuk shkon sipas planit të tyre, i ngel menjëherë hatri dhe mban qëndrim ndaj personit tjetër. Virgjëreshat mendojnë se të tjerët duhet të ndjekin rrjedhën e tyre të gjërave.

Bricjapi

Si një shenjë mja racionale, e mbushur me ide ata kanë një problem të kuptojnë botën e tyre emocionale. Kur nervat e tyre testohen, nuk kanë durim të mirëkuptojnë të tjerët dhe mërziten shpejt. Ata duan hapësirën e tyre dhe nuk kanë durim t’ja shpjegojnë të tjerëve këtë gjë. Bricjapët mbajnë qëndrim dhe i ngel hatri më lehtë me gjërat jo të këndshme që të tjerët iu bëjnë atyre.

Peshqit

Një peshk mërzitet për çdo gjë që e rrethon dhe dëshiron që të tjerët të kuptojnë ndjenjat e tyre. Kjo është e pamundur, pasi secili ka mendjen dhe karakterin e j. Peshqit, në përgjithësi mendojnë se puna e tyre nuk vlerësohet aq sa duhet dhe i ngel hatri shumë shpejt. Ata mbajnë vendin e parë, si shenja që i ngel hatri më shumë dhe qajnë vazhdimisht në momenn e parë që preken emocionalisht.