mirela-ferracaku
Ajo është e panjohur në politikë, por me gjasë do të jetë deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë, sigurisht jo për nga mosha. Mirela Furracaku mund të ulet në vendin e Mark Frrokut, i cili heq dorë vullnetarisht, pasi gjendet në burg prej më shumë se 6 muajsh, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Aleksandër Kurtit më 5 mars të vitit 1999 në Bruksel. Furracaku është e treta në listën e PKD –së, në Shkodër, por i takon mandati pasi i dyti në listë është Arben Frroku, vëllai i deputetit Mark Frroku. Ai është i dënuar me burg përjetë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Ferracaku është e datëlindjes 1983 dhe ka lindur në Trush të Shkodrës. Rezulton të ketë arsim të mesëm dhe mësohet se deri në vitin 2012 ka punuar si ndihmës mjeke në Bërdicë. Nuk dihet nëse ajo do ta pranojë mandatin, apo do t’ia lërë pasuesit në radhë. Në listën e PKD në Shkodër janë edhe tre gra të tjera, të cilat janë të parat që mund ta përfitojnë mandatin, sipas radhës, në rast se ai nuk pranohet nga Furracaku.