Capture_6

Disa pakujdesi të punonjësit shoqërisë private të sigurisë fizike “Rogat Security”, Fation Xhyliu i cili ishte edhe pjestar i grupit që kreu vjedhjen në Rinas, kanë bërë që gjithë banda që vodhi paratë e BKT të zbulohet. Fillimisht u dyshua fakti se ai ishte sjellë në një mënyrë të çuditshme që kish ndodhur më parë në atë zonë në 3 dhjetor të vitit të sjhkuar. 33 vjeçari që punonte si shoqërues i furgonit që transportonte paratë kishte kërkuar leje pasi kishte marrë vesh lajmin se të nesërmen do të çoheshin para drejt aeroportit. Dhe fakti që atë ditë ai e kish lënë të varur në kremastar uniformën e policit privat i kishte bërë të dyshonin fillimisht kolegët e tij. Por dyshimi se ai e kishte ndërruar uniformën me një maskë grabitësi do të lindte më pas. Në rastin e dytë, atë të një jave më parë Xhyliu u dyshua pasi qelizat e telefonit të tij celular u kapën në vendngjarje. Kjo qe pakujdesa që e detyroi policinë të bënte ndalimin e tij. Dhe për tre ditë me radhë ai nuk pranoi të rrëfehej se kish marrë pjesë në grabitje. Por dëshmitë e celularit të tij qenë të forta. Edhe tabulatet tregonin se ai kishte komunikuar me persona të tjerë të dyshuar. Ai nuk kishte asnjë version se përse kishte komunikuar me ta. Nga ana tjetër ai nuk kishte asnjë alibi se pse ndodhej atë ditë pranë Rinasit.

Kjo përballje me faktet kokëforta e bënë lushnjarin 33 vjeçar të dorëzohej. Ai ndryshoi taktikë. Nga mohues i gjithçkaje filloi të bëhej bashkëpunues, të nxjerrë emrat e bashkëpunëtorëve të tjerë duke u mbrojtur vetë se nuk kish qenë aktiv në grabitje, se nuk kishte qëlluar me armë, por vetëm kishte bërë roje.

Vetëm dje ish polici privat ka nisur të flasë në një dëshmi që është marrë nga ana e Prokurorisë. Policia e Tiranës tha më në fund zyrtarisht se Fation Xhyliu ka qenë punonjës i shoqërisë private të sigurisë fizike “Rogat Security”, e cila shoqëronte rreth 3 milionë euro  që u grabitën më 3 dhjetor 2015. Prej tij gojës së tij kanë dalë më pas edhe emrat e të akuzuarve të tjerë, Ernest Kupa, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj, të cilët dyshohn gjithashtu si grabitësit e furgonit.