Kjo javë ka nisur negativisht për monedhën europiane e cila ka zbritur në nivelin e 121.6 lekëve krahasuar me javën që kaloi, teksa shitet me 122.3 lekë.

Ndërkaq Dollari amerikan ka fituar pikë këtë fillim jave duke u blerë me 110.8 lekëdhe shitur me 111.5 lekë, referuar të dhënave të tregut valutor vendas.

Paundi britanik është dobësuar këtë të hënë, duke u blerë me 142.6 lekë dhe shitur me 143.5 lekë në raport më një javë më parë, sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane gjithashtu ka humbur pikë ditën e sotme duke u blerë me 112.9 lekë dhe shitur me 113.7 lekë, krahasuar me periudhën e 03-07 shkurtit.