Mesjava pothuajse nuk ka regjistruar luhatje në treshen e monedhave kryesore ndërkombëtare, të cilat kanë ndalur rritjen gjatë ditës së sotme. Kështu, referuar të dhënave të Credins Bank, monedha e eurozonës vijon të këmbehet në pikat e këmbimit valutor për 124 lekë në blerje dhe 124.8 lekë në shitje.

Ndërkohë, luhatje nuk janë regjistruar as në vlerën e dollarit amerikan, i cili qëndron i fiksuar në kuotën e 109.5 lekëve. Sterlina nga ana tjetër këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 142.8 lekë në blerje dhe 143.5 lekë në shitje.

Sa i takon valutave të tjera, dollari australian dhe dollari kanadez kanë regjistruar një rritje respektivisht për 0.5 lekë për njësi. Kështu, dollari australian këmbehet për 78.5 lekë, ndërkohë, valuta kanadeze është ngjitur në kuotën e 82 lekëve.

Ndryshe paraqitet situata për frëngen zvicerane, e cila është zhvlerësua me 0.5 pikë kundrejt monedhës kombëtare, për të zbritu në kuotën e 108.5 lekëve.