skuraj

Në orët e para të mëngjesit të sotëm raportohet se një furgon me pasagjerë e ka marrë para rrjedha e lumit. Sipas informacioneve paraprake nuk raportohen të lënduar.  Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Skuraj të Kurbinit.

Shkak i kësaj ngjarje është bërë prishja e urës së Skurajt 3 muaj më parë nga reshjet e shumta dhe prurjet e lumit.