rama ahmetaj

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka qenë i pari ministër i Ramës që ka thyer heshtjen, pasi do të duhet të lërë detyrën në kuadër të marrëveshjes Basha-Rama, për t’u zëvendësuar nga një ministër teknik.

Nëpërmjet Facebook, Ahmetaj shpreh falenderime për kryeministrin Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në këto 3 vite e gjysmë qeverisje.

Për Ahmetajn, kjo qeveri e nxorri vendin nga rrënimi.

Duke u ndalur tek arritjet në sektorin ekonomik e financiar, Ahmetaj thotë se duhet të vijohet me rrugën e nisur të reformave të thella transformuese për vendin.