Mbaruan pushimet për Monika Kryemadhin dhe Lulzim Bashën. Të dy krerët e LSI dhe PD u takuan bashkë këtë të dielë në vigjilje të protestave që kanë paralajmëruar për janarin.
Ende nuk ka një datë për protestën e parë, por dalja në rrugë e opozitës do të jetë kundër kapjes së prokurorisë nga mazhoranca.
Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, kryeministri Rama tha se protestat e opozitës kanë për qëllim bllokimin e reformës në drejtësi, tani që pritet kalimi i kandidaturave për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.