Photo-0006
Megjithëse jemi në ditë premtimesh dhe programesh elektorale, që siç dihet, shumë pak realizohen, partitë politike përseri po publikojnë ofertat e tyre te reja. Shqipëria, pas më shumë se njezetë vjetësh demokraci dhe ekonomi tregu, pak ka levizur në krahun e duhur. Ky depresion mendoj se ka ndodhur jo vetem për shkak të klasës ekonomike dhe politike të korruptuar, por edhe pse shqiptarët me dashje dhe dituri kanë zgjedhur gjithmonë në drejtim, në krye, njerëzit e gabuar, ish-komunistë , ish-agjentë të sigurimit apo të pafatë.
Kjo ka bërë që gjatë gjithë këtyre viteve Atdheu yne të levizë shumë pak në drejtimin e duhur. Goditja e parë ndaj demokracisë dhe progresit qe ngritja dhe perfundimi me turp i piramidave që coi njerëzit në revolta të armatosura.Vetë shqiptart ishin ata që dogjen dhe shkatërruan gjithë ekonominë, apo çfarë gjetën përpara, pa iu dhimbsur asgjë me filoozfinë e kuotës zero.Edhe pas ardhjes në pushtet të së majtes vazhdoi teoria e kuotes zero, ku u zeruan, u shiten dhe u rrënuan gjithë ato ndermarrje dhe fabrika që kishin ngelur rentabël nga komunizmi.Nën mesimet e Katovices, me shpejtesi dhe urrgjencë u nxitua të krijoheshin kapitalistët e rinj komunistë, gjë që bëri që ekonomi jonë të binte me shpejtesi në duart e tyre. Kjo platformë pati nisur qysh nga 1995-sa, e ketej, sepse frika nga klasat e permbysura ishte shume e madhe.Për këtë ata nxituan që edhe token ta ndajnë sipas ligjit 7501 një reformë agrare e re, e zbatuar vetem që ish-pronart e tokave të mos merrnin kurrë pronat e tyre, që ata të vazhdonin të ishin të varfer dhe mos konkuronin klasen e re që mori drejtimin e PD-së dhe PS-së.
Ish -komunistat qe moren drejtimine ketyre partive perdoren me sukses parullat kunder komunizmit, luajten rol të bukur deri sa u instaluan me persosmeri në politiken udhëheqëse të këtyre partive, duke larguar me stilin e ish-sigurimit të gjithë elemetet ballistë dhe ish kulakë, apo studentë të dhjetorit 1990-të, duke i përjashtuar ata një nga një nga partia, gjë që kulmoi dhe me vrasjen e liderit antikomunist Azem Hajdari. U spastruan partitë në menyrë të frikshme aq sa sot në parlamet kemi njerëz të pashkolluar dhe qesharak, njerëz që u zgjodhen me aq kujdes nga lideret, që në menyrë të habitshme të përfaqësonin ajken e Shqiperisë, pra parlameti Shqiptar erdhi ngadalë në kuoten zero të perfaqesimit politik, e po kështu kjo kuotë e arrit edhe në ekonomi.
Është shumë veshtirë që sot në treg të gjeshë në formen e pronarit ndonjë pinjoll të ish-klasave të përmbysura me preardhje balliste dhe zogiste Po t’i shikosh me vëmendje të gjithë pronarët e rinj, janë ish-komunistë ose familjarë të tyre, si në ndertim, dhe në të gjitha fushat ekonomike të Atdheut tonë.Është shumë e çuditshme që një pronar në fushen e ndertimit ka marrë aq shumë tendera rrugesh e etj, saqë as vet s’e di dhe po ta pysesh (edhe diplomën e shkollës së mesme e ka blerë) dhe tabelen e shumezimit nuk e di, por që di shumë pasi e ngriti Katovica dhe partitë qe erdhen prej saj.
Dua të them, kështu se me kujtohen fajdet dhe kush i ngriti , më kujtohet rivera shqiptare dhe kush e shkaterroi, më kujtohen fabrikat dhe uzinat rentabël dhe kush i shkaterroi, më kujtohet që Shqiperia kishte bujqësi të zhvilluar për kohën dhe kush e shkatërroi, me kujtohet se si kishim shumë gjera dhe kush i mori.Me kujtohet se kishim ndermarrje bonifikimi dhe tani Shqipëria po kthehet në kënetë, s’ka kanale vaditje, s’ka më sistem profesional vaditje dhe plerash kimike aq të nevojshme për bujqesinë tonë, s’k a më plantacione të qershive, mollave, kumbullave dhe ullinjeve … Biles edhe bujqesia, në ultësiren perendimore është krejt e pazhvilluar dhe kaotike…Të gjitha këto dhe tjera na i sollen peshqesh njerëzit që ishin komunistë të flaktë dhe që në pak ditë u bënë democrat të flaktë, fanatik dhe shumë popullor saqë neve që themeluam dhe rrezikuam jetën ato ditë na duket se nuk kemi qënë kurrë dhe se pluralizmin e sollem që të vinin këta në pushtet.
Mëndoj që i bëmë një të keqe të madhe Shqipërisë që pranuam në gjirin tonë njerëz të tillë, sepse gatuam vetëfundosjen e demokracisë… Ne kurrë nuk e kishim menduar që për t’u bërë deputet ose minister duhet ta kishe mirë me atë …., duhet të ishe i afrëm i atij dhe femijve të atij, kurrë se kishim menduar qe demokracia të ishte vetëm para, servilizem dhe ish-komunizem, kurrë s’e kishim menduar që duhej të mos kishe asnjeë vlerë dhe do te behëshe minister i brendshem etj,… Qesharake kur dikush nga ne guxoi ta shpall emrin në garen per kryetar partie, nxituan ta quajnë “gjel mbi pleh”, “askush” etj…Ishte krejt e paimagjinushme qe disa prej nesh të tentonim tua merrnim atë që e kishim krijuar ne…Harruam qe ajo eshte e dikujt tjeter, dhe ai do te caktonte pasardhesin se e kishte private etj.Harruam qe do të na quanin dhe tradhtar , dhe megalloman , se si na shkon ne në mendje ta marrim partinë atij qe megithëse humbi, ai eshte i perjetshem dhe i pagabuar…
Tani kur e shikoj fushaten elektorale më vjen keq per popullin tim që megjithse e kanë vjedhur e vrarë , që megjithëse e kan groposur dhe burgosur,e kanë e bërë të lënë Shqipërinë me eksod pas eksodi, ata prapë genjehen dhe dalin e i presin keta farë kandidatesh që flasin bukur dhe i takojnë këta të gjorë deri me daten 21, se pastaj s’ka shans, dueht të punsohen te privati, te pagujnë energjinë etj.
Nese s’kanë, le të ikin në Gjermani apo diku tjeter, ti vrasin si bagetitë në Kumanovë, dhe askush të mos guxojë të ndalë një farë Gruevski, i cili sfidon hapur, vjen dhe në Tiranë, duke kuptuar se ke ka përballë ai me të drejtë thotë që shqiptarët i shfarosi per një orë … e të tjeraÇfarë populli është ky që pranon kuoten zero në ekonomi, politikë dhe kulturë, per ushtrinë qesharake shqiptare që nuk reagon as me një deklaratë, edhe kur zhduket një lagje me shqiptarë në Kumanoivë. Çfarë populli është ky që shkon i voton prapë këtë klasë politike të turpsheme, që po vazhdoi me gjate në pushtet, s’do kemi ma popull me i qeveris, se do të ikin të gjithë jasht Shqiperisë, biles sa më shpejt dhe sa të munden.Unë me të drejtë pyes: ore a ka ndonjë udhëheqës që të shpetojë Shqiperinë në këto ditë të veshtira të krizes botërore.
Të bëjë qendrushemrinë fiskale dhe stabilitetin financiar, forcimin e menaxhimit të investimeve publike dhe permisimin e stabilitetin financiar.Të mbeshtesë sektorin privat jo nga ana politike, e të forcojë ndermarrje që kanë lidhje me pushtetin aktual, në mënyrë që të krijohen vende pune gjithandej në të gjitha krahet , në menyrë që të punsohen dhe ata te djathtë që qeveria i nxorri në rrugë, pa punë dhe pa pensione, etj. Ky kryeminister duhet të kuptoj se pengesen kryesore në zhvillimin ekonomik të Shqiperisë po e sjellin bankat që operojnë ketu. Këto banka se pari kanë krijuar monopolin e perqindjes, së dyti kanë tarifa dhe komisione nga më të lartat në Evrope. Ato nuk kreditojnë ekonominë pothuajse fare se fitimi është garantuar qoftë nga zhvatja e perditshme që u bëjnë shqiptarëve, por dhe nga huamarrja qeveritare , me normë të lartë fitmi. Deri të stopimi fare i kredisë së biznesit duke justifikuar se ka shumë kredi te keqija, gjë që s’është e vertetë se të gjitha janë të mbuluara me koletaral dhe humbja është zero.
Pra nje qeveritar i zoti e kupton se keto banka ose duehen mbyllur, ose duhet të krijohen banka shtetërore per një afat te caktuar qe ta kreditojnë, bujqesinë, ndertimin etj dhe keta vetvetiu ose liberalizohen ose mbyllen, pa harruar se kapitalet e tyre ikin çdo ditë jashtë Shqiperie. Gje që ka bërë që tregtaret t’i drejtohen perseri fajdeve, sepse është krejt e pamundur të marresh kredi sot në ndonjë bankë ketu. Gjithashtu duhet të permisohet infrakstruktura, t ë ulet çmimi i energjise, krijimi i nje klime te mir bisnesi, ne partneritet shtet-privat, forcimi i sherbimeve mbeshtetese të bisnesit dhe uljen e tatim -fitimit në kuoten dhjetë perqind, gje qe inkurajon bisnesmenet te vinë dhe te investojnë këtu se vetem keto dite kanë falimentuar dh embyll qindra ndermarrje ndertimi dhe bisnese te tjera, se klima është armiqesore dhe nuk ka me mbeshtetje nga qeveria, bile dhe tenderimi publik është bërë i pamundur, sepse fitimi nga dikush pa lidhje është e pamundur….Pra ka humbur besimi i qytetarëve në qeverisje dhe në klasen politike tërësisht, pra gjithcka jemi në kuoten zero, aty ku ia nisem….

A do të dalë një klase e re qeverisjeje që ta çojë vendin përpara ?..Ngelim në rrugë dhe pyesim veten në mënyrë retorike?…..mbase………?