Mediat e pushtetit thanë sot gjatë gjithë ditës se kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi nuk do t’i bindeshin mbi 6 deputetë dhe midis emrave më të përmendur ishin ata të Edmond Haxhinastos, Nasip Naços, Vangjel Tavos, Lefter Kokës etj.

Por me sa duket, i vetmi që ua ka thënë hapur në sy eprorëve të tij që nuk ka ndërmend ta djegë mandatin është ish-ministri 4 vjeçar i Mjedisit, Lefter Koka.

Nuk dihet nëse ai do ti bashkohet PS-së si ish-kolegu i tij Robert Bitri, apo do të caktohet të bëjë opozitarin fallco në përbërjen e ri të parlamentit pa pakicë.