afjklgh aj_0

Edi Rama ka pasur shumë mëndyshje nëse duhej të tërhiqej nga Kavaja apo jo. Mnështetësit e tij radikalë e ftonin të shkonte drejt konfrontimit dhe të tregonte forcë. Ndërsa këshilltarët që kujdeseshin për pushtetin e tij e lusnin të tërhiqej. Sipas burimeve të Lapsi.al gjatë së premtes të shumtë kanë qenë edhe ambasadorët që i kanë kërkuar kryeministrit tërheqjen për të shmangur konfrontimet. Natyrisht që fjala e diplomatëve ka ndikuar tek Rama. Por ajo që ka luajtur rrolin më të madh ka qenë një manovër e Ilir Metës.

Dje në drekë u njoftua së Ilir Meta do të dilte në një konferëncë për të dhënë një mesazh të rëndësishëm në ora 18:30. Flala që u hap nga këshilltarët e presidentit të ardhshëm ishte se Meta do kërkonte tërheqjen nga Kavaja.

Por nga frika se mos presidenti i ardhshëm shfaqej si një nxënës më i bindur i ambasadorëve dhe nga ankthi se mos ai betë etiketohej si njeriu i konfliktit Edi Rama i parapriu daljes së Metës, dukë lajmëruar një konferëncë për shtyp në ora 17:30. Ai nxitoi të dalë i pari dhë lajmëroi tërheqjen e kandidatit të tij për Kavajën, pra të njëjtin mesazh që i druhej se Meta do të lëshonte në daljen e tij. Dhe kështu falë këtyre kulisave të vogla në Kavajë u shmang konfrontimi dhe dështuan zgjedhjet.