rmameto

Pse shumica vendosi të fitojë një javë kohë dhe shkeljet që bëri për të arritur këtë

Dje shumica parlamentare gjendej në një nga momentet e saj më të vështira. Nga njëra anë ajo duhej të votonte sipas afateve ligjore ngritjen e komisioneve të vettingut. Por një gjë të tillë e bënte të pamundur Bojkoti i opozitës.

Përpara Ramës dhe Metës shtroheshin disa rrugë. Ose ti ngrinin komuisionet me anëtarët e tyre dhe ti linin bosh vendet e opozitës. Ose të zëvendësonin vendet e PD me ato të PBDIU që dikur ka qenë në koalicionin e djathtë, ose të gjenin një metodë për të fituar kohë.

Pikërisht për të diskutuar për këto variante Rama dhe Meta u ulën kokë më kokë një herë në drekë dhe një herë tjetër para seancës së veçantë të orës 18 00 të së hënës. Dhe vendimi që ata morën ishte, shmangia e zgjidhjeve radikale, pra të fitonin kohë dhe t’I jepnin edhe një mundësi opozitës.

Natyrisht për të bërë këtë ata zgjodhën një truk ligjor. Ata zvarritën procesin duke i kthyer sërish tek avokati i popullit kandidaturat e atyre që nuk nuk plotësonin kushtet.

Procesi në fakt është pak i komplikuar por e gjitha shërbeu për të mos marrë vendim të hënën në mbrëmje.

Ja se çfarë ndodhi.

Sipas ligjit, duheshin 27 anëtarë për të plotësuar vendet vakante të organeve të vettingut, ndërkohë që ONM-ja (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit) ka përzgjedhur si kandidatë 21 nga ata që plotësojnë kriteret formale.

Por ONM-ja  dispononte dhe një listë tjetër me 79 anëtarë nga ata që Avokati i Popullit i kishte klasifikuar si me dokumentacion të paplotësuar.

Për të përfituar dhe shtyrë prosecin Rama dhe Meta vendosën që këtyre 79 kandidatëve tu jepet edhe një shanc tjetër për të plotësuar dokumentacionin tek avokati i popullit. Ata do të kenë edhe një javë kohë për ta bërë këtë.

Por pikërisht kjo manovër që u përdor për të mos lënë jashtë opozitën është emërtuar si antikushtetuese nga PD. Partia Demokratike me anë të Oerd Bylykbashit e ka thënë qartë se ajo që bënë dje Rama dhe Meta ka vënë tre pikpyetje mbi kushtetshmërinë e kësaj zgjidhjeje. Sipas Bylykbashit, kur procesi dështon, “Kushtetuta kerkon qe te rinise nga fillimi dhe organi kushtetues kompetent eshte Presidenti i Republikes, dhe vetem kur ai nuk e permbush brenda afatit, procesi kalon tek Avokati i Popullit.

Përpos eleminimit të presidentit shkelja e dytë e kushtetutës sipas PD-së, afati 7 ditor i shpikur dje nuk është i shkruar jnë asnjë vend dhe aim und të shtohej vetëm me një amendament ligjor të votuar me 84 vota. Ndërsa shkelja e tretë, janë kushtet e pabarazisë ku vendosen kandidatët sepse disa prej tyre kishin 21 ditë për të plotësuar dokumentacionin, kurse të tjerët vetëm 7.

Pra duket qartë se zgjidhja që çifti Rama- Meta kanë bërë dje është një zgjidhje e çalë. Megjithëse ajo tentoi të ulte gjakrat dhe të mos e përjashtonte nga procesi opozitën që ndodhet në bojkot, ajo është detyruar ti bjerë në qafë kushtetutës.

Dhe nuk do të jetë çudi, që megjithëse lëvizja e djeshme u bë në “favor” të saj, Partia demokratike të ankohet në Gjykatën kushtetuese kundër saj gjë që do ta shynte së tepërmi në kohë procesin e Vettingut