shtylla_0

I gjithë qyteti i Kukësit dhe rrethinat e tij kanë mbetur pa energji elektrike. OST lajmëroi se linja 100 kv Kalimash – Kukës që furnizon këtë rreth ka pësuar dëme si pasojë e motit të keq.

OST thotë se po vijon punën për riparimin e linjave.

Një punonjës i saj, specialist i linjave Ramadan Hallaçi, 57 vjeç kaloi në hipotermi. Mbrëmë ishte në detyrë në brigadën e Kukësit, ku pasi riparoi pjesën e parë të linjës 110 kV Kalimash – Kukës të dëmtuar nga dëbora, vijoi punën për pjesën tjetër të linjës, mbi 20 km të gjatë.

Pas më shumë se 7 orë punë në shtyllë dhe në terren të vështirë, në zonën e Qaf Malit, me temperaturë -9 gradëcelsius, punonjësi pësoi hiportermi.

Aktualisht po kurohet në spitalin e Kukësit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

OSHEE thotë se është e pamundur të ndërhyhet për riparimin e defekteve, pa riparuar më parë OST linjat e tensionit të lartë.

Pa energji janë prej mbrëmjes së kaluar edhe disa zona në Dibër.