Javën tjetër zyrtarisht do të ndryshohet ora.

“Ora diellore” do të hyjë në fuqi natën mes të shtunës së datës 27 dhe të dielës së 28 datës tetor. Në orën 3:00, akrepat e orës duhet të s’postohen një orë prapa, pra duhet të shënojnë orën 2:00.

“Ora diellore” do të qëndrojë në fuqi deri në javën e fundit të marsit 2019.

Arsyeja e ndryshimit të orës çdo vit në të gjithë botën ndodh që njerëzit të përdorin më pak energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë më shumë energjinë diellore.