Kryeministri Edi Rama ka folur për çështjen e detit ne Greqinë më takimin e organizuar nga “THE ECONOMIST”: Ballkani Perëndimor përtej 2020-s. Rama është pyetur nga gazetarët e huaj, ndërsa ka shprehur edhe njëherë idenë e tij për të zgjidhur çështje që ka ndezur debate të forta.

Kreu i qeverisë u shpreh se kjo çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë zgjidhen me ndihmën e palëve të treta, ose gjykatave ndërkombëtare.

“Unë kam një ide të thjeshtë që e kam paraqitur më parë dhe shpresoj që sa më shpejt të arrijmë dakordësi. Kur bëhet fjalë për zona detare ta zgjidhim çështjen me të tjerë, nëpërmjet një pale të tretë apo edhe gjykatave ndërkombëtare. Kjo të jetë e drejtë dhe të mos përdoret nga patriotët atje dhe këtu. Kryeministri flet për të drejtë të Greqisë për të shtrirë kufijtë detarë dhe vetëm kjo shndërrohet në çështje në rrjetet sociale në Shqipëri dhe po kështu në qarqet politike, a thua se kryeministri grek duhet tu përgjigjet njerëzve që s’dinë për çfarë flasin. Kjo ndez pakanaqësi’, u shpreh Rama.

Më tej, kryeministri theksoi se Shqipëria nuk është midis dy zjarreve në raport me Greqinë dhe Turqinë.

“Ne jemi në partneritet strategjik me Shqipërinë dhe Greqinë, por Shqipëria nuk është midis dy zjarreve. Unë besoj se ka potencial në këtë marrëdhënie greke-turke që të jetë e dobishme edhe për Evropën. Turqia është instrumental, dhe Greqia është kyçe për kufijtë e Evropës. Presidenti turk nuk është anti-grek. Dhe nuk ka dyshim që e shkuara ka treguar kur ka vullnet ka edhe zgjidhje, duhet dialog i mirëfilltë. Nuk është e lehtë, por e mundur. Jam i bindur që marrëdheniet konstruktive greko-turke mund të jenë për të mirën e Evropës”, deklaroi Rama.