kombetare_te_zhveshur_11089_11113
Shqipërisë, fitorja me Armeninë, pasditen e djeshme i dha për herë të parë, mundësinë e pjesëmarrjes në një kompeticion të përmasave të mëdha si Kampionati Europian.
Kësaj fitoreje, të cilësuar si historike, nuk mund të mos i shtoheshin edhe shkrimet e shumta nga mediat ndërkombëtare, të cilat shpreheshin se “Djemtë e De Biazit zhvilluan një lojë mjaft të mirë, duke shënuar tre herë në portën e Kasparov”.
Kombëtarja shqiptare u kualifikua si skuadra e dytë, në grupin e parë për eliminatorët e “France 2016?, pas fitores në Armeni.
Sa i përket shifrave që shoqërojnë këtë fitore, e sigurt është që përfitimi vetëm për kualifikimin do të jetë 12 milion euro.
Të njëjtën shumë do të marrin të gjitha kombëtaret që kualifikohen, pa llogaritur financimet përmes sponsorëve.
Ndërsa në fazën e grupeve në Francë, çdo fitore vlen 1 milionë euro, ndërsa barazimet 500 mijë euro.